I pakënaqur me zëvendësimin, futbollisti brazilian rrahë trajnerin e tij (Video)

Një incident i çuditshëm ka ndodhur në një ndeshje futbolli në Bolivi.

Trajneri i Nacional, Miguel Zahzu vendosi që të bëjë një ndryshim në minutën e 34’të të pjesës së parë. Ai largoi nga fusha brazilianin, Thiago dos Santos.

Vendimi i trajnerit nuk i pëlqeu aspak lojtarit brazilian, i cili e sulmoi verbalist dhe fizikisht trajnerin e tij, shkruan IndeksOnline.

Trajnerin e “shpëtuan” futbollistët që ishin duke qëndruar në bankën rezervë. Dos Santos vazhdoi me fyerje, derisa policia e largoi nga stadiumi.

Në fund skuadra e Sport Boys mposhti me rezultat 4-0 Nacional Potosin.