I pafat: Ish-mbrojtësi i Kosovës debuton te Parma por e la fushën i lënduar

Kastriot Dermaku, futbollisti me prejardhje nga Kosova ka debutuar dje në skuadrën nga Serie A, Parma.

Por mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë nuk i ka qenë edhe shumë më fat pasi ka dalë nga loja i lënduar në minutën e 75-të, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë, lëndimi i Dermakut nuk duket serioz dhe pritet të rikthehet shumë shpejt në fushë.

27 vjeçari kishte qenë kohë më parë i ftuar te Kosova por më pas kishte ndryshuar mendje dhe i ishte bashkuar Shqipërisë./GazetaOlle