I pa ftuari, Eros Grezda, “ankohet” se përse iu morë numri 7 te Shqipëria

Eros Grezda nuk është pjesë e grumbullimit të Kombëtares, teksa edhe te Rejnxhërsi në Skoci nuk po kalon një formë të mirë.

Por, teksa mungon me Shqipërinë, në ndeshjen ndaj Francës ra në sy, se numrin 7, të cilin tradicionalisht e ka mbajtur Erosi gjatë ndeshjeve të fundit, ky numër mbahej nga Keidi Bare.

Pikërisht, në një foto të postuar nga mesfushori fierak teksa gjendej në një dyluftim me Antuan Grizman, është Eros Grezda që i komenton: “Ma more numrin e”.

Ajo që bie në sy është se asnjë nga ikonat e përdorura nga Grezda në koment, nuk është duke qeshur, ç’ka mund të lë të dyshosh se nuk e ka thënë me shaka diçka të tillë./ps

70939341_2405001829774144_8308563914275160064_n