I lumtur në Gjilan

Skuadra e Gjilanit është njëra ndër klubet më të përforcuara në afatin kalimtar të janarit. Në mesin e shumë transferimeve është edhe futbollisti i ri ganez Arago Jamal. 22-vjeçari ka shkëlqyer në dy përballjet e para të stinorit pranveror, duke dëshmuar kështu talentin dhe klasin që ka.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën Sheshi, Jamal ka folur për pritjen që i është bërë nga KF Gjilani, dy përballjet e kaluara të Superligës dhe sukesit që ai pret në këtë stinor.

Jamal është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me pritjen që i është bërë nga klubi, me bashkëlojtarët dhe me tifozët. Për udhëheqësinë e klubit ka thënë se janë shumë të organizuar, bashkëlojtarët i ka quajtur specialë dhe tifozët e bëjnë të ndihet si në shtëpinë e tij.

Gazeta Sheshi: Jamal fillimisht ju falenderojmë që keni pranuar ftesën për intervistë. Keni ndërruar ambient, si po ndiheni në qytetin e Gjilanit?

Jamal: Është hera ime e parë që gjendem në Kosovë dhe në Gjilan. Me të vërtetë është një eksperiencë e mirë, pasi kam njoftuar njerëz të rinj me të cilët po kaloj kohën time më të mirë.

Gazeta Sheshi: Si të kanë pritur njerëzit këtu?

Jamal: Është me të vërtetë një ndjenjë e jashtëzakonshme, pasi takoj njerëz gjatë gjithë kohës, të cilët më thërrasin për të pirë kafe dhe në të njejtën kohë ata më trajtojnë shumë mirë. Unë këtu po ndihem sikurse në shtëpinë time.

Gazeta Sheshi: Si ju kanë pritur zyrtarët e klubit dhe bashkëlojtarët?

Jamal: Që kur erdha këtu në klubin e Gjilanit pashë që udhëheqësia ishin të jashtëzakonshëm dhe shumë të organizuar. Lojtarët ishin shumë specialë, posedojnë kualitete të larta. Ishin po ata që na kanë bërë të ndihemi shumë mirë, të ndihemi sikurse një familje.

Gazeta Sheshi: Sa jeni i kënaqur me dy paraqitjet e para?

Jamal: Mendoj që në ndeshjen e parë patëm kushte më të vështira për lojë, për shkak të shiut që kishte rënë dhe e kishte dëmtuar fushën, mirëpo i shfrytëzova në maksimum minutat dhe u kënaqa duke luajtur. Ndërkohë, ndeshja e dytë ishte pak më e veçantë pasi që luanim para publikut tonë dhe ishim gjatë gjithë kohës duke luftuar për tre pikët të cilat në fund i arritëm dhe u gëzuam të gjithë.
Gazeta Sheshi: Keni marrë dy rezultat pozitive në ndeshjet e para, një fitore dhe një barazim. Ndërkohë që jeni në garë për titullin e Ligës dhe të Kupës. Çfarë prisni deri në fundin e sezonit?

Jamal: Jemi të fokusuar të japim më të mirën për të fituar trofe. Ne duam ta fitojmë edhe ligën edhe kupën. Do të isha shumë i gëzuar sikurse të fitonim njërën, pasiqë do kthehesha në shtëpi me medalje dhe kupë, gjë e cila do i bëntë të lumtur familjarët e mi.