I kujt pritet të bëhet ky kompleks, federata e ndihmon ndërtimin

Në zyrat e klubit të Partizani ka mbërritur një shkresë ku klubi i Partizanit njoftohet se në llogarinë e të kuqve me vendim të Komitetit Ekzekutiv do të kalojë një shumë prej 230 mijë eurosh.

Në shkresën e botuar sot në “Sport Ekspres” thuhet se 150 mijë euro i jepen të kuqve prej federatës, ndërsa 80 mijë euro ata i përfitojnë nga Fondi i Solidaritetit për sezonet 2014-2015 dhe 2015-2016.

I gjithë ky fond jepet për ndërtimin e dy fushave, një fushe me bar artificial me vlerë 180 mijë euro dhe një fushe me bar natyral me vlerë 50 mijë euro.

Loading...