I dënuari me katër vjet burgim nga EULEX-i, tenton të rizgjidhet kryetar i Komitetit Olimpik

Zgjedhjet ne Komitetin Olimpik të Kosovës do të mbahen me 21 dhjetor,  ku kandidaturat i kanë dorëzuar pranë komisionit për verifikim të mandateve të KOK-ut dy kandidat.

Njëri prej dy kandidatëve do të jetë Besim Hasani, kryetar i tanishëm i KOK-ut.

Veriu.info ka siguruar dokumente ekskluzive, të cilat dëshmojnë se Besim Hasani ka qenë i dënuar me katër vite burgim nga një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendor.

Burime të portalit Veriu.info bëjnë të ditur se ky aktgjykim është bërë objekt i ankesës së Federatës së Bashketbollit të Kosovës, e cila ju ka drejtuar komisionit përkatës për të ndaluar kandidaturën e Besim Hasanit, se pretendojnë se një personi të dënuar me burgim nuk lejohet të kandidohet (shih dokumentin).

Edhe statuti i Kartës Olimpike e ndalon që një person te zgjidhet në udhëheqje të KOK-ut, duke qenë i dënuar për vepra penale.

Veriu.info ka siguruar dukementet e aktgjymit të ofruar nga delegatët e Federatës së Baskebollit.

(Nesër ju sjellim dëshmitë tjera për çka u akuzua dhe u dënua Besim Hasani)

6

7

loading...

Loading...