Hyseni zbulon atmosferën në skuadrën e Llapit

Llapi është duke e kryer fazën përgatitore në Durrës, ku nuk po mungojnë ndeshjet miqësore.

Njëri prej lojtarëve kryesor të Llapit, Berat Hyseni, thotë se atmosfera është shumë e mira dhe se po përgatiten mirë për pranverë.

“Jemi duke e përballuar mjaftë mirë fazën përgatitore këtu në Durrës. Kushtet janë mjaftë të mira”.

“Është atmosferë e mirë në skuadër, ku shtabi teknik bashkë me futbollistët janë duke punuar për qëllimet e klubit”.

“Kemi zhvilluar një ndeshje me Kamzën ku kemi treguar futboll të mirë. Besoj që do të jemi shumë të përgatitur për pranverë ku na presin shumë sfida”, ka thënë Hyseni për Gazertaolle.com.

“E kemi sot një ndeshje miqësore me Bylisi, ku skuadra do të komponohet ende”,

Hyseni ishte lojtari kryesor i Llapit me 6 gola në vjeshtë, ndërsa edhe kundër Kamzës në miqësore arriti ta gjejë rrjetën. /olle/