Hyseni kërcënon Feronikelin

Llapi do të përballet me Feronikelin në kuadër 1/8 së finales në Digitalb Kupën e Kosovës.

Sulmuesi i njohur Berat Hyseni, që është në formë të mirë edhe në këtë fazë përgatitore, ku ka spikatur me gola, beson në fitore.

“Jemi skuadër shumë e fortë dhe këtë do të dëshmojmë edhe kundër Feronikelit. Është një ndeshje e fortë, pasi takohen dy prej katër skuadrave më të forta të Superligës”.

hyseni 1

“cila skuadër do t’i mungojë çerekfinales do të jetë një humbje e madhe, dhe jam i bindur që ajo do të jetë Feronikeli”, ka thënë Hyseni për Gazetaolle.com.

Ai për fund shtoi se me trajnerin Tahir Batatina dhe stafin e tij do ta përgatitin ndeshjen sic është më së miri. /olle/