Hyseni: I duam këta katër lojtarë

Drejtori sportiv, Genc Hyseni, këmbëngulë se Ferizaj do të jetë një fytyrë ndryshe në krahasim me stinorin vjeshtor.

Përforcimet e shumta dhe ardhja e kryetrajnerit të ri, sipas tyre, do të rrisë apetitet që të luftojnë edhe për Kupën e Kosovës dhe në radhë të parë t’i ikin barazhit.

“Deri më tash jemi përforcuar me portierin Dardan Miftarin, futbollistët: Elbasan Gashi, Shpëtim Babaj, Florent Papuqi, Millan Ristovski, trajnerin Argjend Beqirin. Megjithatë gjatë kohës së përgatitjeve do të përforcohemi ende”.

“Me Egzon Shabanin e kemi kryer, ai vetëm pritet që të marrë dokumentet nga klubi i Gjilanit. Jemi në bisedime edhe me Betim Haxhimusën dhe dy lojtarë nga Ferizaj që luajnë në Gjilan”, tha Hyseni për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Synimi ynë është në çdo pozitë të ketë konkurrencë, nuk do të thotë që këta që vijnë – përforcimet, do të luajnë sigurt. Këtu do të vendos trajneri dhe ka kohë me pazgjedhur ekipin më të mirë gjatë fazës përgatitore”, thotë drejtori i klubit.

Loading...