Hyseni: Goli i parë erdhi vonë, kemi skuadër të fortë

Berat Hyseni ka ardhur nga stoli për t’i dhuruar tri pikët e para si mysafirë Llapit.

Hyseni u fut në fushë në minutën e 65-të dhe pas vetëm dy prekjesh arriti ta gjej portë.

Ai gëzimin e golit e ndau me bashkëlojtarët dhe trajnerin Tahir Batatina.

“Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Goli i parë me fanellën e Llapit erdhi paksa vonë, por më shumë kam punuar për skuadrën në dy ndeshjet e para”.

“Rëndësi më të madhe kanë pikët pasi me këtë gol ne morëm tri pikë dhe tashmë kemi filluar ta kapim lojën që ne kërkojmë. Kam thënë edhe më herët që kemi skuadër të fortë dhe fitoret do të radhiten”, ka thënë Hyseni për Gazetaolle.

Hyseni është njëri ndër përforcimet më të mëdha të Llapit në këtë afat kalimtar. /Olle/