Hyseni: Gjithçka për të hyrë në Superligë

Kapiteni i Gjilanit, Alban Hyseni, thotë që skuadra e tij me angazhim maksimal dhe me ndihmën e tifozëve, mund ta mposht Vëllaznimin.

“Jemi të mobilizuar shumë mirë nga kryesia e klubit me të gjitha kushtet. Po e presim këtë lojë të qetë, andaj besoj që me një angazhim maksimal dhe me ndihmën e madhe të tifozëve, do t’ia dalim që të ngjitemi në Superligë”, deklaroi Hyseni për GazetaOlle.com.

Vëllaznimi-Gjilani fillon në ora 13:30. /Olle