Hysaj: Nuk po mendojmë për Juven

Mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, ka thënë se klubi i tij nuk është duke menduar për derbin me Juventusin që zhvillohet më 13 shkurt, por ekipi është i fokusuar në dy ndeshjet me Carpin dhe Lazion.

Napolitanët janë dy pikë përpara “Zonjës së Vjetër në Serie A, por pas dy javësh do të udhëtojnë në Torino për derbin italian.

“Nuk jemi duke menduar për atë ndeshje”, ka thënë Hysaj për Radio Kiss Kiss Napoli.

“Është e padobishme nëse humbin përqendrimin ndaj Lazios dhe Carpit. Sa për Scudetto, kanë mbetur shumë ndeshje për t’u zhvilluar dhe në garë janë shumë ekipe. Kjo është një kampanjë e bukur, por edhe e çuditshme”.

“Nuk ka dominim të një ekipi, futbolli është i paparashikueshëm. Do të tentojmë deri në fund. Kemi ekip të mirë dhe askush nuk dëshiron që ta humbim këtë mundësi”.

 

loading...