Hysaj konfirmon lidhjen me ish-missin e Shqipërisë

Fu tbollisti shqiptar i Empolit Elseid Hysaj ka bërë publike për herë të parë në një media italiane dashurinë e tij, Florenza Lekstakaj.

Florenza ka qenë Miss Shqipëria në vitin 2013 dhe prej kohësh është folur për lidhjen e tyre por pa u konfirmuar nga çifti. Në një intervistë për të përditshmen “Il Tirreneo”, Hysaj ka zbuluar se ata madje do të fejohen gjatë javës së ardhshme.

“Pas shtatë ditësh do ta zyrtarizojmë lidhjen tonë me një festë fejesë”, ka thënë Hysaj. “Nuk është martesë, por diçka mjaft të ngjashme. Do të jetë një festë me të gjithë të afërmit tanë. Një hap mjaft i rëndësishëm për ne”.

“E kam njohur qysh në shkollë,  më ka rënë në sy menjëherë, por për t’i rrëmbyer një puthje mu desh të pres shumë”, ka shtuar futbollisti. /Gazeta Olle

hysaj