Hysaj komenton ndeshjen ndaj Francës: Kanë shumë kampionë si Griezmaan e Mbappe

Kapiteni Elseid Hysaj foli i pari në konferencën për shtyp për Francës, sfidë që do të përurojë stadiumin e ri, “Air Albania”.

Kapiteni kuqezi nuk pret dhurata nga Franca, por beson se duke luajtur me zemër Shqipëria mund t’ia dalë përballë kampionëve të botës.

Të motivuar ndaj Francës: “Besoj që ne do të hyjmë sikur në ndeshjet e kaluara, jo si me Andorrën, pasi në këtë ndeshje duhet të ishim më të egër në fushë. Ne e kemi kuptuar këtë gabim dhe do të hyjmë më një mentalitet tjetër”.

E vështirë ndaj Griezmann-Mbappe: Do të jetë ndeshje me e vështirë, pasi Franca ka shumë kampionë si Griezmaan, Mbape. Kanë krijuar një grup më të mirë se në kualifikimet e kaluara. Ato kualifikuese kemi luajtur me zemër se sa me skema. Tashmë duhet të bëjmë një ndeshje siç bëmë me Turqinë.