Huqja e pabesueshme e Ibrahimovic para portës së zbrazur, që mund të kishte sjellë përmbysjen në minutat shtesë

Milani ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Kuqezinjtë fituan ndaj Torinos 4:2 pas vazhdimeve, në një ndeshje ku ishin duke humbur deri në minutën e 91 të kohës së rregullt, përcjellë Gazeta Olle.

Në gjysmëfinale Milani takohet me Juventusin dhe tashmë dihen edhe datat e ndeshjes.

Takimi i parë luhet më 12 shkurt, ndërsa ndeshja e kthimit më 4 mars.

Edhe pse shënoi golin e katërt të Milanit, Zlatan Ibrahimovic lëshoi një mundësi të artë për të mbyllur ndeshjen brenda kohës së rregullt.

Suedezi dështoi para portës së zbrazët të torinezëve, duke goditur mbi portë. /Gazeta Olle/