Huntelaar ‘ngacmon’ Realin

Sulmuesi i Schalkes, Klaas Jan Huntelaar lavdëroi paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 4:3 ndaj Real Madridit, edhe pse ajo nuk i mjaftoi që të vazhdojë garën në Ligën e Kampionëve.

Reprezentuesi holandez shënoi dy herë dhe pranoi se Los Blancos nuk ishin në nivelin e zakonshëm.

“Sigurisht se jemi të lumtur me paraqitjen tonë, por ne mund të arrinim më shumë. Pranuam gola shumë lehtë dhe është dashur të shkonim në pushim me epërsi”, deklaroi ai pas ndeshjes.

“Ata nuk ishin aspak rehat”, u shpreh ai.