Humbjeve të Trepçës ’89 dhe Prishtinës ua sheh sherrin e gjithë Superliga

Paraqitja e çdo klubi ndikon në koefiçentin e renditjes së vendit të tij dhe aktualisht pas përfundimit të turit të parë kualifikues në Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës, Shqipëria ka humbur dy vende në renditje.

Koefiçenti i përgjithshëm i një kampionati përcaktohet duke mbledhur pikët e grumbulluara në 5 sezonet e fundit në kupat e Europës.

Në fund të sezonit të shkuar koefiçenti i Kategorisë Superiore e rendiste atë në vendin e 36 në Europë, ndërsa aktualisht me pikët e grumbulluara nga paraqitjet e deritanishme, kampionati shqiptar renditet në vendin e 38.

skenderbeu

Eliminimi me nga 2 humbje si i Partizanit edhe i Tiranës ka bërë që Superiorja të mos grumbullojë asnjë pikë në koefiçent nga këto dy skuadra, ndërsa i vetmi që ka shpëtuar Shqipërinë nga rënia edhe më poshtë në renditje është Skënderbeu që u kualifikua me dy fitore.

Partiyani

Pavarësisht eliminimit, çdo rezultat përveç humbjes që mund të marrë një skuadër i shton pikë koefiçentit të shtetit që përfaqëson.

Ndërkohë nga llogaritja e pikëve vetëm me paraqitjet e këtij sezoni, Shqipëria renditet e 39-a në Europë.

Sa u përket kampionateve të vendeve fqinjë, Kosova nuk ka arritur të grumbullojë dot asnjë pikë pas eliminimit me nga 2 humbje të Trepçës ’89 dhe Prishtinës dhe do të mbetet në vendin e fundit të renditjes të kampionateve në Europë edhe për sezonin e ri, çka do të thotë se sërish nuk do të mund të përfaqësohet me më shumë se dy skuadra.

prishtina trepca 89

Ndryshe situata për Maqedoninë që aktualisht ka ngjitur 3 vende në renditje duke lëvizur nga e 43-ta në vendin e 40-ë pas suksesit të Shkëndijës dhe Rabotniçkit me nga 2 fitore në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës.

Maqedonia ka ende 3 ekipe në garë duke përfshirë dhe Vardarin në Ligën e Kampioneve dhe ka një mundësi të mirë për të fituar pikë të tjera.

shkendijaaa