Humbje e rëndë, dënim nga FFK: Skuadra e Superligës tërhiqet nga garat

U mposht 40-0 nga Feronikeli, u ndëshkua pastaj nga FFK-ja me minus pikë e po ashtu edhe trajnerit të tyre ju ndalua puna.

Tërë këto ‘fatkeqësi’ i pësoi skuadra e femrave KFF Drenica, të cilët tani edhe kanë deklaruar se nuk do të jenë më pjesë e garave të këtij edicioni, shkruan Indeksonline.

E krejt kjo duket që ndodhi pasi kjo skuadër kishte probleme me financa, për këtë arsyje edhe ekipi i parë e kishte bojkotuar skuadrën në ndeshjen kundër Feronikelit, për shkak që klubi nuk i kishte kryer obligimet që i kishte ndaj futbollistëve, mirëpo skuadra kishte gjetur “zgjidhje” duke i future në lojë moshat U16, e që e humbën lojën 40-0.

Mirëpo për këtë shkak që janë futur në lojë futbolliste të cilat nuk kanë pasur të drejtë lojë, klubi dhe trajneri janë dënuar nga FFK-ja.