Humbja turpëruese: Tifozi i Chelseat gjuan tiketën sezonale

Chelsea u shkatërrua 6:0 nga Manchester City duke humbur vendin e katërt në Premierligë.

Një tifoz i skuadrës së Chelseat ka hedhur abonimin vjetor në fushë në shenjë pa kënaqësie për rezultatin dhe gjendjen aktuale të skuadrës.

Një sigurim në fushë shihet duke e larguar kartelën që një tifoz i Chelseat e gjuajti te futbollistët e skuadrës së tij, transmeton Gazeta Olle.

Kjo ishte humbja më e thellë e Chelseat në 28 vjetet e fundit dhe hera e parë që skuadra humb tri ndeshje në udhëtim duke mos arritur të shënojë.