Humbja turpëruese në Serie A, Gianni de Biasi drejt rikthimit në Itali

Pas interesimit të Azerbajxhanit, Armenisë dhe Frosinone, ish-trajneri i kombëtares shqiptare është i lidhur ngushtë me një kalim te skuadra e Seria A, Bologna, e cila pritet të heq dorë nga Filippo Inzaghi.

Humbja 4:0 kundër një rivali direkt si Frosinone ka tronditur jo pak pozitat e ish-sulmuesit të Milanit në krye të klubit kuqeblu dhe drejtuesit kanë nisur të studiojnë alternativat për të, transmeton Gazeta Olle.

Sigurisht, në këtë listë nuk kishte si të mungonte emri i shqiptarit De Biasi, i cili shihet si shpëtimtar për Bolognën.

Gjithsesi, 62-vjeçari nuk është emri që kryeson dëshirat e kuqebluve. Sinisa Mihajloviq është shumë pranë tyre, me teknikun serb që i ka nisur kontaktet me drejtuesit e skuadrës angleze.