Humbja e Rahovecit, Ylli tallet me ta në rrjetet sociale

Peja është gjysmëfinalisti i dytë i Kupës së Kosovës në basketboll

Në takim e sotëm, skuadra e Pejës e fitoi me rezultatin 89:81, ndaj Rahovecit, shkruan Gazeta Olle.

Te Peja, me 24 pikë u dallua amerikan Jackson.

Pas ndeshjes, rivali i Pejës në finale, KB Ylli nga Suhareka është tallur me humbësit e sotëm, rivalët rajonal të tyre, Rahovecin.

Finale verdh e zi ne RahovecPas fitores se Pejes(me merite) finalja e Kupes se Kosoves ne Basketboll do te jete: Golden Eagle Ylli – KB PejaNuk ka jug as veri MITROVICA është Shqipëri!🌟💪🌟💪

Gepostet von K.B. Golden Eagle YLLI am Donnerstag, 13. Februar 2020

“Pas fitores së Pejës (me meritë), finalja e Kupës së Kosovës në basketboll do të jetë, Ylli – Peja”, kanë shkruar ‘Xhebrailat’.

Ylli e Rahoveci njihen për rivalitetin e madh të tyre në katër vitet e fundit në basketbollin kosovar, kurse këtë rivalitet e kanë zhvendosur edhe në rrjetet sociale.

Takimi final i Kupës së Kosovës pritet të zhvillohet të shtunën në Rahovec nga ora 19:00./Gazeta Olle