Humbën nga Drita, tifozët e Skenderajt i thyejnë karriget në Prishtinë

Të mërkurën mbrëma është zhvilluar finalja e Superkupës në volejboll në konkurencën e femrave, por gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte menduar.

Kjo pasi që tifozët nga Skenderaj kanë thyer ulëset e Palestrës së Sporteve në kryeqytet pa ndonjë motiv të madh.

Të pakënaqur me rezultatin një grup i vogël i tifozëve nga Skenderaj që kishin udhëtuar për ta përkrahur ekipin e KV Skenderajt ata vendosën ti thyenin karriget në Pallatin e Rinisë.

Në një video ekskluzive që ka siguruar “Gazeta Sheshi” vërehen qartë se si tifozët nga Skenderaj thyejnë disa nga ulëset.

Ndryshe KV Drita e fitoi ndeshjen pasi e përmbysi rezultatin.

Gjilanaset e fituan ndeshjet 3 me 2 në seta, duke fituar kështu Superkupën për vitin 2019.