“Humbëm faji i këtij takimi, disa lojtarë nuk mund të jenë të Prishtinës…”

Trajneri i Prishtinës, Ramiz Krasniqi, është parë tejet i dëshpëruar pas ndeshjes Hajvalia – Prishtina (2:0). “Normal që nuk jam i kënaqur me asgjë. Por, është interesant se pavarësisht nga kjo ndeshje, ishte marrë rezultati nga Mitrovica, një rezultat dëshpërues për futbollistët. Vetë fakti që morën lajmin, humbi motivi shtesë dhe ishte e kotë sa do i motivoja non-stop. Pra, ishte një patetikë dhe monotoni në lojë e futbollistëve tanë dhe sigurisht një pjesë e madhe e futbollistëve nuk mund të jenë futbollistë të Prishtinës në këtë mënyrë, në këtë formë. Pavarësisht nga rezultati i ndeshjes tjetër, ne është dashur të kryejmë obligimin, përgjegjësinë ndaj klubit dhe ekipit duke qenë të përgjegjshëm maksimalisht”, deklaroi Ramiz Krasniqi për ‘prishtinafc.com’.