Huligani i tmerrshëm serb, Ivan Bogdanov në Shqipëri?! (FOTO)

Në rrjetet sociale ka nis të qarkullojë një lajm kinse huligani i tmerrshëm serb, Ivan Bogdanov, gjendet në Shqipëri, raporton Zëri. Por, kjo nuk është e konfirmuar.

Zëri.info shkruan se është grup në “Facebook”, i afërt me stadiumin “Elbasan Arena”, përkatësisht klubin e futbollit nga Elbasani, ai i cili hodhi dyshime rreth hyrjes në Shqipëri të huliganit të tmerrshëm, i cili pati djegur flamurin shqiptar në Itali, e po ashtu që pati hyrë në fushë në ndeshjen e ndërprerë në Beograd ndërmjet Serbisë e Shqipërisë.

 

bogdanov