Huddersfield u inkuadrua sot në Premierligë, shuma e parave të fituara është marramendëse

Huddersfield është skuadra e tretë që siguron pjesëmarrjen në Premierligë edicionin tjetër.

Huddersfield ka arritur ta fitojë ndeshjen finale të Play Offit ndaj Reading, pas ekzekutimit të penalltive, 4-3.

Koha e rregullt dhe shtesat dy herë nga 15 minuta, përfunduan 0-0.

Huddersfield bëhet skuadra e tretë që siguron Premierligën, pas Neëcastel United dhe Brighton.

Huddersfield siguron inkuadrimin në Ligën Premier pas dramës së penalltive (Foto)

Shuma e fituar pas finales së playoffit është marramendëse. Fituesi i kësaj finale merr afro 170 milionë funta, 120 më shumë se fituesi i Premier Ligës, që këtë sezon ishte Chelsea.

Por kjo nuk është e gjitha, ekipi i Huddersfield mund ta rrisë këtë shifër në 290 milionë funta nëse arrin që në sezonin e ri të shpëtoj pa rënë nga Premier Liga.