Hoxha: Pikë e rëndësishme, këta djem po rriten!

Genc Hoxha e konsideron pikën e marrë të Vëllaznimit në kryeqytet si shumë të rëndësishme në luftën e gjakovarëve për mbetjen në elitë.

“Është një pikë e rëndësishme, sepse vjen pas dy fitoreve dhe na vazhdon serinë pozitive të rezultateve. E arritëm me shumë mund dhe me angazhimin e jashtëzakonshëm të futbollistëve që kemi shumë të rinj, por që dita-ditës po rriten”, theksoi trajneri gjakovar pas ndeshjes.

Ky ishte barazimi i dytë ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit këtë sezon në kryeqytet. Në xhiron e ardhshme, kuqezinjtë e presin në shtëpi liderin e Superligës, Feronikelin.