Hoti mendon vetëm për fitore

Sulmuesi këmbëshpejtë i Feronikelit që i ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij Mendurim Hoti, ka folur për ndeshjen e radhës me Vëllaznimin. Ai pret fitore nga skuadra e tij. “Ndeshja me Vëllaznimin do të jetë ndeshje e vështirë sepse Vëllaznimi ka një ekip shumë të mirë dhe po kalojnë në një formë të mirë, por ne shkojmë vetëm për fitore në Gjakovë”, tha Hoti për Gazetaolle.com.

Hoti është inkuadruar shumë mirë në skuadrën e re dhe këtë e sheh si meritë të skuadrës dhe të trajnerit. “Kjo është e gjitha falë ndihmës nga bashkëlojtarët e mijë dhe e trajnerit, që po kaloj një formë të mirë. I falënderoj që po më mbështesin gjithnjë. Do të vazhdojë të bëjë më të mirën time për këtë klub”, përfundoi Hoti, i cili për objektiv ka vetëm titullin e kampionit.