Holanda tronditet nga Islanda, rrezikon kualifikimin (Video)

Holanda ka pësuar disfatë shokuese në shtëpi nga Islanda me rezultat minimal 1-0, për të rrezikuar kështu kualifikimin në Euro 2016.

Holanda hyri me një formacion mjaft të fortë në këtë takim, por gjërat shpejt u përkeqësuan.

Pas një ndërhyrje të ashpër ishte Bruno Martins Indi ai që u largua me karton të kuq dhe që la Holandën me 10 lojtarë në terren.

Në pjeën e parë nuk pati gola, kurse në pjesën e dytë ishte lojtari më i mirë i Islandës, Gylfi Sigurdsson ai që realizoi nga penaltia për 1-0 (51′).

Deri në fund të takimit Holanda provoi që së paku të barazojë dhe të mos i lejojë një shkëputje të madhe lideres Islandës, por kjo ishte e pamundur.

Turqia nga ana tjetër mposhti Letoninë dhe po ashtu edhe Çekia e mposhti Kazakistanin në shtëpi, vetëm për t’ia vështirësuar punën Holandës.

Pas këtyre ndeshjeve të shtata në grupin A, Islanda ka 18 pikë dhe pothuajse ka siguruar kualifkimin, pasohet nga Çekia që është e dyta me 16 pikë. E treta është Turqia që mban vendin e play offit me 11 pikë, teksa pas humbjes Holanda është në vendin e katërt me 10 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=gIiO6Zl6U54