Hit në internet: Dy pritjet e “çmendura” të Kepas ndaj Liverpoolit mbrëmë, askush nuk iu besonte syve

Portieri i Chelseat, Kepa, ka bërë mbrëmë dy pritje të mrekullueshme brenda pak sekondave.

Ai ndali goditjet e Salah dhe Van Dijk, falë intervenimeve shumë të shpejta, përcjellë Gazeta Olle.

Pritjet e tij janë shpërndarë shumë shpejtë në rrjetet sociale, duke u shndërruar në hit.

Gjithsesi, Kepa nuk arriti të bëhej hero edhe në penallti.

Liverpool triumfoi 5:4 në 11-metërsha dhe fitoi Superkupën e Evropës. /Gazeta Olle/