Historike: Slovenia, kampione e Evropës, e dërmoi Serbinë

Sllovenia shkruan historinë.

Për herë të parë bëhet kampione e Evropës në basketboll.

Sllovenët mundën 95:83 Serbinë, në finalen e madhe të luajtur në Stamboll.

Sllovenët gjatë tërë ndeshjes kishin epërsinë dhe me meritë fituan medaljen e artë, shkruan Gazeta Olle.

Kujtojmë që Sllovenia ishte në grup me Kosovën në kualifikime.