Historia e dhimbshme e Shkodran Mustafit

 Kampioni i Botës me Gjermaninë, Shkodran Mustafi, ka zbuluar për mediat gjermane historinë e dhimbshme të tij.

Ai ka thënë se para disa vitesh kishte problem financiare dhe në familje jetonin me një buxhet të varfër.

“Nëse kthehemi prapa disa vjet, ne kishim probleme të mëdha financiare. Ne është dashur të jetojmë duke e shtyer jetën me një buxhet të vogël”, tha Mustafi në një intervistë për ‘rp-online.de’.

Ai në verën e kaluar, pas bërjes kampion me Gjermaninë kaloi nga Sampdoria tek Valencia, mirëpo tha se pavarësisht se shkoi si kampion trajtimi nuk ishte i veçantë.

I pyetur se a do të dëshironte një rikthim në Bundesligën gjermane, ai shtoi: “Nëse marrë një ofertë të mirë nga Bundeslia, do të rikthehesha, sepse normal që do të doja të vija në Gjermani. Mirëpo, kam ende kontratë dhe do të shohim si do të shkojnë gjërat”. (Gazeta Olle)