Higuain: Ramos, mos gabo ta bësh këtë kundër Juves në finale

Ylli i Juventusit, Gonzalo Higuain ka lavdëruar ish skuadrën e tij Real Madridi, me të cilën do të takohet në finale të Ligës së Kampionëve.

Ai po ashtu ka një mesazh për Sergio Ramosin, ku shpreson se nuk do të shënojë pas minutës së 90’.

Kapiteni i Realit njihet për golat e tij në minutat e fundit.

Ashtu ndodhi edhe në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2014, ku shënoi në minutën e 90+3.

ramosi

“Real Madrid është skuadër që është mësuar me ndeshje të tilla. Është finalja e dytë radhazi dhe e treta në katër vitet e fundit”, tha Higuain.

“Ramos? Shpresoj se nuk do të shënojë pas minutës së 90”.

Kjo do të jetë finalja e parë e Ligës së Kampionëve për Higuain.

Ai këtë nuk e shijoi në kohën sa luante për “Los Blancos”.

higuain