“Higuain është arrogant”

Sulmuesi Gonzalo Higuain është vënë në shënjestër nga mediat argjentinase pas penalltisë së humbur në finalen e Kupës së Amerikës kundër Kilit.

Goditja e fundit ka ardhur nga e përditshmja e Buenos Aires “Cronica”, që në faqen e parë ka publikuar një artikull me titullin “Goleador i natës”.

Në qendër është paraqitur një fotomontazh me Higuain që, i veshur me një kostum elegant, buzëqesh i rrethuar nga tre bukuroshe: Natacha Jait, Zaira Nara dhe Noelia Marzol. E para gjatë një interviste për mediat, ka sulmuar sulmuesin e Napolit duke e quajtur arrogant dhe të paedukuar.

1 2 3 natasha1