Higuain drejt Liverpoolit

Liverpooli po e bën gati goditjen e madhe të afatit kalimtar të qershorit. Klubi anglez është duke e vëzhguar sulmuesin argjentinas të Napolit, Gonzalo Higuain, duke besuar në përgjigjen pozitive të tij për t’iu bashkuar ekipit nga “Anfield Road”.

Edhe pse vetë futbollisti ka thënë që është i lumtur në “San Paolo”, një lëvizje e tij drejt Premierligës në afatin kalimtar të qershorit, momentalisht duket shumë e mundshme. /Gazeta Olle