Higuain akuzon bashkëlojtarët, Allegri i hakmerret keq

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, nuk është i kënaqur me Gonzalo Higuain.

Atmosfera në skuadrën bardhezi nuk është aq e mirë, për shkak të Higuain.

“El Pipita” ka akuzuar shokët e skuadrës që nuk po e shërbejnë sa duhet për të shënuar gola, përcjellë “Lajmi.net”.

Kjo ka bërë që trajneri Massimiliano Allegri të mos jetë i kënaqur me argjentinasin.

Higuain ka shënuar vetëm dy gola në tetë ndeshje zyrtare këtë edicion.