Hidhet shorti në Superligën e Kosovës në futsall: Kjo është xhiro e parë

Është hedhur shorti për edicionin e ri në Futsall.

Edhe këtë vit pjesë e Superligës së Kosovës në futsall do të jenë 10 skuadra, shkruan Gazeta Olle.

E veçanta e këtij edicioni është se për herë të parë do të jenë dy skuadra me emrin Prishtina, por njëra me prapashtesën 01, kurse njëra me parashtesën Mabetex.

Xhiro e parë:

Drenica T – Prishtina01

Mabetex Prishtina – BB Llapi

Liburni – Peja

Malisheva – Juniku

Besa – Prizreni