Hidhet shorti në Superligë: Kjo është xhiro e parë

Të premten është tërhequr shorti për edicionin 2019\2020 të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Kampionati i ri i Kosovës në hendboll fillon në mes të shtatorit, përcjell Gazeta Olle.

Ndeshjet e javës së parë luhen më 14 e 15 shtator.

Kampioni aktual, Besa Famgas e fillon mbrojtjen e titullit me ndeshjen ndaj Trepçës në Mitrovicë.

Fituesi i Kupës, Kastrioti, në xhiron e parë e pret Vushtrrinë në Ferizaj.

Tri ndeshjet tjera të javës së parë janë: Drita – Prishtina, Vëllaznimi – Llapi dhe Prizreni – Drenica.

Besa Famgas fillon në Mitrovicë mbrojtjen e titullit