Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve: Përballje të forta na presin

Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve.

Goglat kanë vënë përballë skuadra të mëdha dhe na presin ndeshje të jashtëzakonshme.

Ish futbollisti i Liverpool, Real Madrid dhe Bayern Munich, Xabi Alonso, ka tërhequr shortin.

Juventusi do të luajë me Tottenham. Baseli i shqiptarëve do të luajë ndaj Manchester Cityt.

Juventus

Liverpooli do ta ketë përballë Porton, ndërsa Sevilla do të luajë me Manchester United.

Real Madridi do ta ketë përballë Paris SG, ndërsa Roma do të luajë me Shakhtar.

Real Madrid

Chelsea do të luajë me Barcelonën, ndërsa Bayer Munich do të luajë me Beksitasin.

Çiftet

Juventus – Tottenham

Basel – Manchester City

Porto – Liverpool

Sevilla – Manchester United

Real Madrid – PSG

Shakhtar – Roma

Chelsea – Barcelona

Bayern M. – Besiktas