Heroinat e xhudos rikthehen me medalje në Kosovë

Pas suksesit të arritur në turneun e Grand Slam te Parisit, xhudistet tona janë kthyer në Kosovë.

Një medalje e artë dhe një e bronztë ishte bilanci i xhudistëve të klubit Ippon nga Peja.

Në Paris, shkëlqeu Distria Krasniqi, që rrembeu të artën kurse Nora Gjakova fitoi medalje të bronztë.

Trajneri Driton Kuka u shpreh shumë i kenaqur me suksesin e xhudistëve në Grand Slamin më të famshëm të xhudos.

Për Krasniqin kjo ishte medalja e parë e Artë në turnetë Grand Slam, kurse Gjakova gjithashtu fitoi medaljen e parë në Paris.