Hetohet Ronaldo, e pret dënim i rëndë

Cristiano Ronaldo, ylli i Real Madridit, po hetohet për evazion fiskal. Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk është aspak i qetë para El Clasicos, e cila do të luhet në Camp Nou nga ora 16:15.

Portugezi po akuzohet për evazion fiskla. Sipas të përditshmes sportive katallane, Ronaldo i është shmangur tatimit për 150 milion euro të fituara nga sponsorët personal.

Agjencia Tatimore e Spanjës tashmë ka filluar hetimet ndaj Ronaldos, i cili thuhet se ka fshur të ardhurat nga reklamat personale që nga vitin 2009.