Hetemaj: Bëj tifo për Lazion, idhull imi ishte Nedved

Si çdo njeri, edhe lojtarët e kanë një skuadër të zemrës, për të cilën bëjnë tifo. E Përparim Hetemaj, futbollist kosovar, ka zbuluar se zemra e tij rrah për Lazion.

“Lazio është skuadra ime e zemrës, edhe pse e kemi mposhtur në shtëpi 4:0. Disa vite më parë më pëlqente shumë Pavel Nedved”, ka thënë përfaqësuesi finlandez për të përditshmen italiane, “L’Arena”, përcjell Zëri. “Kur isha i vogël e shikoja gjithmonë kampionatin italian, idhull imi absolut ishte Pavel Nedved, i cili më pëlqente shumë”, vazhdoi ai.

“Momenti më i mirë ishte Empoli, nuk e kishim nisur mirë sezonin dhe më pas jemi zgjuar komplet”, përfundoi ai.

Megjithatë, një ditë mund të arrijë një ftesë nga Roma. “Nuk e besoj dhe nuk e di. Nuk jam unë ai që i vendos këto gjëra. E di se në Chievo jam mjaft mirë dhe këtu tashmë ndihem si në shtëpi”, përfundoi Hetemaj.