Heshti Podujevëm me festën e tij, ja çfarë thotë Dallku

Armend Dallku e konsideron të merituar fitoren ndaj Llapit.

Vushtrriasi ia dedikon këtë fitore kryetarit Remzi Ejupi dhe punëtorëve të klubit, përcjellë Gazeta Olle.

“Fitore e merituar e jona, pavarësisht se ishim në disavantazh, ne u rikthyem në lojë, shënuam edhe golin e dytë. Mirëpo, goli i dytë i pranuar është i pafalshëm, sepse një ekip pretendent për trofe nuk i falet”, deklaroi Dallku për faqen zyrtare të klubit.

“Në penallti ishim më të qehtë, sepse në ekzekutim na konvenoi edhe fusha e mirë”.

“Fitoren ia dedikojmë në veçanti kryetarit Ejupi, dhe të gjithë të angazhuarit në klub, sepse sot është bërë edhe nënshkrimi zyrtar i dhënies së parcelës së tokës për ndërtim të kompleksit”, shtoi ai.