Hertha Berlin uron ish-futbollistin e Dritës!

Skuadra gjermane Hertha Berlin me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka uruar ditëlindjen futbollistit shqiptar, Nderim Nexhipi.

“Urime Nderim Nedzipi (lojtar i Hertha BSC gjatë viteve 2001-2003) për ditëlindjen e 36-të ( 22 maj 1984 në Shkup, Maqedoni), shkruan klubi gjerman, përcjellë Gazeta OLLE.

Nexhpi ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës dy vite më parë te skuadra e Dritës.

Te Drita futbollisti nga Maqedonia Veriore kishte luajtur 11 takime duke shënuar një gol.

Ndërsa tani i pensionuar ushtron postin e drejtorit sportiv te skuadra e njohur shqiptar,e Kukësi.