Heronjtë në Ministrinë e Jashtme, marrin pasaportat diplomatike

Futbollistët e Kombëtares mbërritën në Ministrinë e Jashtme, ku u pritën në ambientet e jashtme të institucionit nga ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

“Shqipëria ka shumë diplomatë, por mendoj se ju jeni shkëlqesitë e vërtetë, për mesazhin që keni përçuar në Evropë dhe më tej”, tha Bushati në fjalën e mbajtur.

Trajneri Xhani De Biazi dhe lojtarët kanë firmosur me radhë dokumentin që u jep atyre mundësinë të pajisen me pasaporta diplomatike. /Shekulli