Herolind Shala “tallet” me foton e Mërgim Vojvodës: “Luftë apo koronavirus në Belgjikë”

Mërgim Vojvoda ka bërë një foto të veçantë nga shtëpia në Belgjikë për të treguar se ndodhet në karantinë shkaku i koronavirusit.

Mbrojtësi i Kosovës ka pozuar me një jelek që i ka bërë përshtypje Herolind Shalës, mesfushor i Kosovës.

“Ku po shkon me atë jelek, a ka luftë në Belgjikë a”? e ka pyetur Shala Vojvodën, shkruan Gazeta Olle.

“Jo vetëm po tregohem i gatshëm” ka shkruar me shaka Mërgimi që luan me Standard Liege në Belgjikë.

Mesazh inkurajimi i përmes emotikons i ka lënë Milot Rashica.