Herolind Nishevci shkëlqen në Austri, tubon pikë për Olimpiadë

Përfaqësuesja e Kosovës në Karate ka shkëlqyer në kampionatin e organizuar (Serie A) në Vjenë të Austrisë.

Por më i dalluari ishte Herolind Nishevci, i cili arriti tre fitore duke mposhtur kundërshtar të ndryshëm, shkruan IndeksOnline.

Kampioni i Kosovës, tregoi një formë të lartë gjatë këtyre paraqitjeve, duke u futur kështu në top-8 më të mirë të botës në kategorinë +84 kilogram.

Këto tre fitore do t’i ndihmojnë shumë kosovarit në vitin e ardhshëm, ku do t’i ketë disa favore në kategorizim.

Kujtojmë se në këto gara bëhen vetëm për të grumbulluar pikë për Olimpiadë.

 Nishevci