Heroi Strakosha, e dërgon Lazion në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, ka qenë hero për Lazion, duke e kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi eliminuan Interin, shkruan Gazeta Olle.

Koha e rregullt përfundoi pa gola, derisa në vazhdimin e dytë Immobile kaloi mysafirët në epërsi.

Interi barazoi në sekondat e fundit, apo në minutën e 124-t me Mauro Icardin nga penalltia.

Në penallti, hero ishte Strakosha, duke mbrojtur dy penallti, ndaj Lautaro Martinez dhe Nainngolan, dhe Lazio fitoi 4:3 me rezultat të përgjithshëm dhe do të ndeshet me Milanin në gjysmëfinale.