Heroi i Kosovës ndëshkohet me karton të kuq

Heroi i Përfaqësueses së Kosovës në fitoren historike ndaj Omanit, Imran Bunjaku, ka pasur një natë të zezë sonte.

Ai u ndëshkuar me karton të kuq në humbjen 1:0 nga Lugano. Mesfushori i Schaffhausenit u ndëshkua me të kuq në minutën 37, për shkak të ndërhyrjes së palejueshme.

Ndeshja ishte e vlefshme për Ligën e Dytë të Zvicrës.

Bunjaku kishte shënuar golin e vetëm në fitoren e Kosovës ndaj Omanit, në shtator të vitit të kaluar. (Gazeta Olle)