Hernanes drejt Juventusit

Juventusi vazhdon të kërkojë një mesfushor ofensiv në afatin kalimtar dhe ideja e fundit e Massimiliano Allegrit është pikërisht lojtari i Interit, Hernanes.

Sipas “Tuttosport”, argjentinasi nuk konsiderohet si i pashitshëm për drejtuesit zikaltër, andaj bardhezinjtë janë gati ta bëjnë goditjen e madhe.

Sigurisht, kalimi i “Profetit” te Juve nuk do t’iu pëlqente aspak tifozëve zikaltër, pasi që rivaliteti i tyre kap suazat e urrejtjes. /Olle