Henry: Merrni Benzeman, fitoni titullin

Thierry Henry beson se Arsenali mund ta fitojë titullin, madje edhe Ligë e Kampionëve, nëse ata sigurojnë shërbimet e Karim Benzema.

Sulmuesi francez i Real Madridit është lidhur me një kalim në Emirates këtë verë, por ende nuk ka diçka konkrete në këtë drejtim.

“Gjithmonë kam thënë se është viti i tyre, por ka një konkurrencë të lartë për vende tash”, ka thënë ai për TalkSport.

“Mendoj se ata mund të luftojnë për titull këtë vit, nëse qëndrojnë larg lëndimeve”.

“Giroud është sulmues i vetëm aty – ju nuk mund ta fitoni ligën, ju keni nevojë për një tjetër tip të sulmuesit. Mendoj se Giroud po ia del emirë – ai ka shënuar 14 gola në 18 ndeshje, është e mahnitshme”.

“Por ndonjëherë keni nevojë për tjetër lloj të sulmuesit dhe mendoj se, nëse ata e sigurojnë Benzeman, menjëherë ata janë konkurrentë serioz për titull dhe po ashtu për Ligën e Kampionëve”, ka shtuar Henry.